“Ishte turp të dilje dhe të këndoje”, Jorgjeta Lalazi rrëfen në “Gëzuar me ju” rrugëtimin e saj në art

ishte turp te dilje dhe te kendoje jorgjeta lalazi rrefen ne gezuar me ju rrugetimin e saj ne art
ishte turp te dilje dhe te kendoje jorgjeta lalazi rrefen ne gezuar me ju rrugetimin e saj ne art

Këngëtarja Jorgjeta Lalazi së bashku me anëtarët e grupit të “Serenatave të zgjedhura” ishin të ftuar këtë të diel në programin “Gëzuar me ju”.

Këngëtarja Jorgjeta Lalazi gjatë bisedës tregoi se që në moshë të vogël ka kënduar në koret e shkollës dhe ka marrë pjesë në festivale dhe emisione të ndryshme që zhvilloheshin në vend, përfshi “Festivalin për Fëmijë në Shkodër”.

Një gabim në moshë të re bëri që ajo pas klasës së tetë të mos vazhdonte më tej studimet, por teksa kthehet pas në kohë, këngëtarja kujton se çdo vështirësi që ajo kaloi gjatë adoleshencës e bëri atë më të fortë. Jorgjeta zbuloi se të gjitha këngët që këndon dhe interpreton, flasin për jetën e saj.

Në program ishte edhe motra e Jorgjetës, e cila po ashtu i ka pëlqyer shumë të këndojë, dhe gjatë gjithë performancave në studio të së motrës ajo shihej duke kënduar, por për shkak të kushteve të jetës, zgjodhi t’i përkushtohej familjes dhe mos ta vazhdonte rrugën e artit. “U martova, ishte koha kur kishte turp të dilje e të këndoje. Jorgjeta theu tabu”.

Në programin “Gëzuar me ju” ishte e pranishme edhe Adriana Pinani, e cila është njohur me Jorgjeta Lalazin gjatë kohës që konkurronin në spektaklin “Gjeniu i madh”.

Prej momentit të parë dy këngëtaret krijuan një miqësi të mirë, të cilën vazhdojnë ta mbajnë edhe pas përfundimit të atij formati televiziv. Ato treguan se e kanë shijuar pafund atë periudhë, pasi të gjithë konkurrentët ishin persona që për një arsye apo tjetër, kishin lënë pezull ëndrrën për të kënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →