“Ismaili, një shkrimtar i pavdekshëm!”- Homazhet për Kadarenë, Fatos Kongoli: E kam adhuruar gjithmonë si autor, ai është një shkollë letrare

ismaili nje shkrimtar i pavdekshem homazhet per kadarene fatos kongoli e kam adhuruar gjithmone si autor ai eshte nje shkolle letrare



































Shkrimtari Fatos Kongoli, a marrë pjesë sot në homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë më 1 korrik për shkak të një arresti kardiak.

kongoli

Një shkrimtar të pavdekshëm dhe një shkollë letrare e ka cilësuar Kongoli mikun e tij, për të cilin u  shpreh se e ka adhuruar gjithmonë si autor.

Më tej, Kongoli tha se vitet e fundit ishin miqësuar shumë së bashku dhe se takoheshin shpesh për të biseduar në banesën e Kadaresë.

“Kadarenë do të kujtoj gjithmonë si një mik të dashur dhe një shkrimtar të madh e të përmasave botërore. Është njeriu që ka bërë për Shqipërinë”, tha ai.

Fatos Kongoli: Kadarenë do të kujtoj gjithmonë si një mik të dashur dhe një shkrimtar të madh e të përmasave botërore. Është njeriu që ka bërë për Shqipërinë. E kam adhuruar gjithmonë si autor, vitet e fundit u miqësuam shumë, kemi pasur një mik të përbashkët.

Te vila e Kadaresë në Qerret, aty takoheshim shpesh, në raste festash. Bisedat me të kanë qenë më të bukurat. Ismaili ishte i çliruar nga gjithçka dhe fliste në mënyrën më të lirshme, flisnim për subjektet më interesante. Ismaili është një shkrimtar i jashtëzakonshme, është në shkollë letrare, një fenomen letrar. Është një shkrimtar i pavdekshëm.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →