Ardian Ismajli nuk arriti dot të përfundonte ndeshjen e kësaj fundjave, atë humbje minimale në “San Siro” me Milanin. Mbrojtësi i Kombëtares u detyrua që të linte fushën e lojës, për shkak të një shqetësimi muskulor.
Në minutën e 42-të, Ismajli ulet në tokë dhe nuk mund të vazhdonte, teksa kërkoi zëvendësim të detyruar. Ismajli ka pësuar një kontraktim në muskujt e kofshës dhe për këtë arsye nuk është stërvitur dje me grupin.
Mbrojtësi duhet të pushojë disa ditë, për t’u rikthyer sërish me ekipin. Maksimumi Ismajli mund të humbasë vetëm ndeshjen e radhës, ndërkohë nuk dihet nëse do të jetë gati për dy miqësoret e muajit mars.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co