Ismajli në qendër të merkatos, flet ai që e solli në Itali: E blemë për pak para, rritja e tij është një surprizë

ismajli ne qender te merkatos flet ai qe e solli ne itali e bleme per pak para rritja e tij eshte nje surprize








































Ardian Ismajli vazhdon të përmendet çdo ditë nga mediat italiane si një opsion i rëndësishëm për qendrën e mbrojtjes të shumë skuadrave kryesore në Itali pasi ka spikatur me paraqitjet e tij te Empoli. Një rritje e ndjeshme për futbollistin shqiptar që ka lënë të çuditur edhe atë që e solli në Itali në vitin 2020, Mauro Meluson.

ismajli-lukaku

Ish-drejtori sportiv i Specias, pikasi Ismajlin kur luante me Hajduk Split në Kroaci dhe bëri një investim të vogël për lojtarin, duke besuar në potencialin e tij. Një potencial i cili po shfaqet, por mbi pritshmëritë e Melusoso, siç ka pranuar ky i fundit në një intervistë për “TMË”.

“Rritja e këtij djaloshi ka qenë një surprizë. Kur e morëm te Specia, ai u pagua pak euro. E pashë në një ndeshje me shumë tension sportiv. Luante te Hajduk Spliti, më bëri shumë përshtypje temperamenti i tij. Ai u rrit shumë nën drejtimin e Italianos”, shpjegoi Meluso, duke iu referuar vitit te Specia nën drejtimin e trajnerit të njohur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →