Pas largimit të Shqipërisë nga Euro 2024, fokusi është te skuadrat e mëdha, pretendente në këtë kompeticion. I mirënjohuri, Mirel Josa tregoi këndvështrimin e tij për disa ekipe, në “Euro 24” në News 24. Josa dha mendimin e tij për sfidën, Itali-Zvicër.
“Itali-Zvicër? Zvicra është skuadër solide, nuk kanë vetëm Xhakën, apo Akanjin, por edhe të tjerë. Ky trajner, Murat Yakin, ka bërë punë të mirë. Italia është përballur edhe më parë me këtë ekip. Italia do të ketë shumë probleme” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co