Italia e gjitha nën ujë, një 20-vjeçar vdes nga përmbytjet, pezullohet qarkullimi hekurudhor në disa zona

italia e gjitha nen uje nje 20 vjecar vdes nga permbytjet pezullohet qarkullimi hekurudhor ne disa zona





































Fundjavë me mot të keq në të gjithë Italinë. Nga veriu në jug, Gadishulli është nën ujë, i goditur nga reshjet intensive që kanë pushtuar edhe Sicilinë, e cila ka qenë nën kontrollin e një thatësire të madhe për muaj të tërë. 

permbytje

Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.

Një djalë 20-vjeçar vdiq  në Pianoro. Ai po udhëtonte me vëllain e tij në një makinë të goditur nga një valë përmbytjeje.

Gjatë natës përmbytjet kanë shkuar edhe Ravenna, Modena, Reggio Emilia dhe reshjet e kanë bërë kritike situatën në të gjitha rrugët.

Po ashtu raportohet se është pezulluar qarkullimi hekurudhor në disa zona.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →