Bota Sport

Italia e re e Luçiano Spaletit, zgjidhjet vijnë nga mesfusha

italia e re e luciano spaletit zgjidhjet vijne nga mesfusha

































Variacionet taktike të Italisë, kundërsh tarit të parë të Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, janë zbërthyer nga gazeta e njohur “Gazzetta dello Sport”. Sipas analizës së kësaj gazete, trajneri Luçiano Spaleti ka një mesfushë me shumë alternativa dhe pikërisht nga ky repart do të vijnë edhe zgjidhjet e tij për të tentuar trofeun e këtij kompeticioni.

ITALIA

Ja dhe analiza e plotë e gazetës prestigjioze: “Kënga ime e lirë” këndonte dikur Luço Batisti. Nëse do të ishte muzikant, Luçano Spaleti, trajneri i Italisë, do të këndonte “futbolli im i lirë” para Europianit. Mund të quhet futboll total, duke kujtuar Holandën e Krojfit, ose “rrëmujë e organizuar”, siç shprehej Fasheti (ish-trajner italian). “Futbolli i lirë” është ideja e trajnerit Spaleti për një lojë ndryshe, sulmuese, me zotërim topi dhe trasformizëm për të synuar Europianin. Futbolli ka qenë gjithmonë një vatër vizionesh dhe intuitash, nuk ka mbetur asnjëherë i njëjti, por ndryshimet kanë qenë gjithmonë më të shpejta, si vetë jeta. Dje kabina e telefonit, sot ai satelitor, dje mesfushori që shtynte, sot mesfushori që organizon dhe bën edhe trekuartistin dhe mbrojtësi i krahut që njëkohësisht bën edhe mesfushorin dhe sulmuesin e krahut.

TË GJITHË BËJNË GJITHÇKA- “Duhet të çlirojmë talentin për të befasuar kundërshtarët, në kontekstin e një ekipi të organizuar. Pa parashikueshmëria në pozicionimin në fushë bëhet surprizë. Sistemet nuk janë më të ngurtë. Të gjithë ndërtojnë, të mbrojnë. Me shumë mundësi është kjo që e dallon Italinë e Spaletit nga ajo e Mançini. Ajo ishte Italia me dopio “play”, një gjetje gjeniale që kontrollonte lojën, falë kontrollit të topit nga Zhorzhinjo dhe Verrati, kurse Varela shpesh ishte lojtari që depërtonte në thellësi. Trajneri i ri studion një kompozim alternativ të rreshtimit taktik, sepse nga Championsi dhe kampionatet vijnë sugjerime të reja: Siti i Guardiolës, që institucionalizoi revolucionin e fluiditetit, dominimin e zotërimit të topit nga Leverkuseni i Ksabi Alonsos, agresiviteti shkencor i Atalantës së Gasperinit…

MË SHUMË MESFUSHORË- “Do të luajmë ndaj skuadrave që rreshtohen 4-2-3-1 ose 4-3-3, nuk mund të falim një lojtar në mesfushë”. Me këtë fjali trajneri Spaleti shpjegoi grumbullimin e 8 mesfushorëve dhe “Jo”-në për Lokatelin. Për këtë të fundit, trajneri theksoi se pozicioni që i ka caktuar Alegri është “më konservator”, për të mos thënë horizontal dhe mbrojtës. Përveç të sigurtëve Zhorzhinjo, Barela dhe Pelegrini, teorikisht tre titullarët, Fratezit depërtues dhe “mister besueshmërisë” Kristante, janë edhe Faxholi, Riçi dhe Folorunsho. Mes tyre ka lojtarë të dobishëm për variacionet që Spaleti ka në mendje. Faxholi është i çmuar me topin në këmbë, mund të jetë pasuesi i Zhorzhinjos, mund të luajë në krah të tij, por mund të luajë edhe si një numër 10 klasik. Folorunsho është një kombinim i fuqisë fizike dhe lëvizje taktike ne ato “gjysmë hapësira”, siç i ka quajtur trajneri. Aty mund të zëvendësojë Pelegrinin. Riçi është një alternativë e 3-të, regjisor dhe mesfushor që ofron intensitet dhe gjeometri. Mund të shkojnë që të tre në Europian.

MBROJTJA ME KATËR- “Do të tentojmë të mbrojmë me 4 lojtarë dhe të ndërtojmë lojën me tre”. Kjo ishte e reja e paralajmëruar nga Spaleti, që më pas u pa edhe në stërvitje. Në krahasim me 3-4-2-1 që lindi në SHBA për të kompensuar brishtësinë mbrojtëse të 4-3-3, do të ishte një kapërcim përpara. Mbrojtja nuk mbyllet me 5 lojtarë, por me 4, për të mos u tërhequr shumë prapa, sepse në të kundërt bëhet “ves”. Pastaj vendosja me 3, sepse një qendror (Bastoni, Kalafiori, Buonxhorno) ose një anësor (Dimarko) lë krahun për të shtyrë në mesfushë, duke spostuar kështu Barelën drejt sulmit. Kjo Itali “likuide” shton forcat në mesfushë, duke hequr dorë nga një mes Darmian dhe Di Lorencos, dhe duke futur ndërkohë një lojtar krahu më sulmues në të majtë (El Sharaui, Orsolini ose Xakanji), për të çuar Kiezën thellë në të djathtë (më mirë në gjerësi).

Capture1

LEKSIONI I LIPIT- Është një hipotezë që po studiohet, duke marrë në konsideratë fjalët e trajnerit. Spaleti duket në sintoni me kolegët, por nuk harron leksionet e maestrove, si Lipi. Botërori 2006 lindi, taktikisht të paktën, duke hequr dorë nga një sulmues qendre dhe duke aktivizuar një lojtar krahu që jepte ekuilibër. U kalua nga 4-3-3 fillestar në 4- 2-3-1 në Berlin. Lipi fitoi me një mesfushë teknike dhe fizike, që Spaleti mund ta rikrijojë tani: dy qendrorë (PirloGatuzo, sot Zhorzhinjo, Barela), dy anësorë “totalë” (Kamoranezi-Perrota, sot Kieza dhe një që nuk dihet kush do të jetë) dhe një numër 10 pas Tonit (Pelegrini, Faxholi, Folorunsho, Fratezi). Në krahasim me 2006-ën, mesfushori anësor më sulmues, Kieza, do të kompensohet nga një trekuartist më mbrojtës. Hipoteza, alternativa, opsione të gjitha për t’u verifikuar deri në Itali-Turqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts