“Italia, model për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm”- Meloni: Qendrat në Shqipëri nisën funksionimin, vendet e tjera jashtë BE-së mund të ndjekin të njëjtën rrugë

italia model per luften ndaj emigracionit te paligjshem meloni qendrat ne shqiperi nisen funksionimin vendet e tjera jashte be se mund te ndjekin te njejten rruge





































Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke folur në Senatin në Romë përpara Këshillit Evropian më 17 dhe 18 tetor, iu referua qëndrimit të vendit të saj për menaxhimin e flukseve migratore.

meloni

Kryeministrja italiane theksoi se “qasja e Evropës ndaj emigracionit ka ndryshuar, falë edhe kontributit italian”, ndërsa shtoi se “Italia është kthyer në një model për të luftuar emigracionin e paligjshëm”.

Ajo e theksoi se këtë vit, krahasuar me vitin 2023, zbarkimi i emigrantëve të parregullt është ulur me 60%, ndërsa ka nisur të ulet edhe numri i personave që humbasin jetën në det.

“E vetmja mënyrë për të parandaluar tragjedi të mëtejshme në det është parandalimi i zbarkimeve dhe luftimi i trafikantëve që veprojnë pa ngurrim.

Duke nisur nga Këshilli Europian i nesërm, me iniciativën e Italisë, do të organizohen takime joformale të vendeve të Bashkimit në të cilat emigracioni ka efektet më të mëdha”, tha kryeministrja italiane.

Duke iu referuar hapjes së qendrave për azilkërkuesit në veri të Shqipërisë, Georgia Meloni tha:

“Dy qendrat në Shqipëri filluan të funksionojnë, jemi shumë të kënaqur. Kjo është një rrugë e re, e guximshme, që mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë Bashkimit Evropian. Falënderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithë qeverinë e tij për besimin në gjithë këtë nismë”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →