Ministri i Jashtëm Antonio Tajani i ka drejtuar një thirrje shtetasve italianë që të largohen nga Irani, përpara se të ndërpriten fluturimet nga linjat ajrore komerciale. Sipas autoriteteve italiane bëhet fjalë për 700 shtetas italianë, të cilëve iu është kvrkuar që të lenë Iranin.
Apeli vjen në një kohë kur Izraeli po përgatit përgjigjen ndaj sulmit të nisur nga Irani.
Kryeministri Netanyahu flet për një “luftë të ashpër kundër boshtit të së keqes”. Objektet bërthamore janë në pikëpyetje, por presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se nuk do të mbështeste një sulm izraelit të këtij lloji.
Në orët e fundit, ka pasur shpërthime të tjera në Bejrut, ndërsa Hezbollahu siguron se do të vazhdojë të shkaktojë viktima në trupat izraelite në terren.
Italia është e angazhuar si në frontin diplomatik, ashtu edhe për sigurinë e italianëve, civilëve dhe ushtarëve në Liban.
“Ne nuk negociojmë me Hezbollahun. Unë fola me Ministrin e Jashtëm iranian në Nju Jork – duke mbajtur G7 të informuar para dhe pas – dhe i kërkova Iranit të marrë pjesë me zell në një armëpushim.
Ne kurrë nuk kemi folur me Nasrallah, nuk kemi pasur kontakte me Hezbollahun”, tha ministri i Jashtëm Antonio Tajani.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në Senat, Tajani njoftoi se kishte organizuar një fluturim special çarter për të transferuar rreth 180 bashkatdhetarë në Itali.
“Në një situatë veçanërisht komplekse në terren, ne po punojmë për të inkurajuar një rritje të lidhjeve jashtë Bejrutit,” tha Tajani.
Ministri i Jashtëm shpjegoi se kishte kërkuar forcimin e kapaciteteve operacionale të misionit paqeruajtës Unifil.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co