Bota Shqiperia

Iu gjet kanabis në makinën që e drejtonte pa patentë, vihet në pranga 21-vjeçari













































Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar, të cilit  iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

policia grabitje

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi I. K. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 21 vjeç, banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi I. K. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts