Gjykata e shkallës së parë në Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për shtetasin Luciano Deraj alias Albano Deraj. i fundit u arrestua ditën e enjte në fshatin Babicë, ku në banesë ju gjend një arsenal i plotë armatimesh të ndryshme. Luciano Deraj, u arrestua si pjesë e operacionit “Knock out 6” ku në të janë angazhuar krahas policisë së Vlorës dhe forcat Renea.
Seanca gjyqësore ka nisur në orën 11:00 të mesditës së kësaj të diele dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura. Deraj mësohet se përgjatë seancës gjyqësore nuk ka folur fare, duke mos dhënë asnjë reagim, përveç pyetjeve të drejtuara nga relatorja e kësaj seance.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co