Bota

Iu gjetën dhjetëra bagëti të kontrabanduara nga Greqia, vihen nën hetim dy fermerë! Procedohet penalisht edhe veterineri për shpërdorim detyre

iu gjeten dhjetera bageti te kontrabanduara nga greqia vihen nen hetim dy fermere procedohet penalisht edhe veterineri per shperdorim detyre





































Prokuroria ka nisur hetim ndaj dy fermerëve në Devoll, pasi gjatë kontrollit në subjektet (fermat) e këtyre shtetasve, u gjetën dhjetëra bagëti të trasha, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia.

blegtori

Gjithashtu hetim ka nisur dhe ndaj një veterineri, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. P., 40 vjeç, banues në Maliq dhe A. S., 39 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit në subjektet (fermat) e këtyre shtetasve, u gjetën dhjetëra bagëti të trasha, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 38 vjeç, banues në Bilisht, me detyrë veteriner, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””, njoftoi policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts