Duke treguar vetëm një pjesë të vogël të fytyrës së tyre para kamerës dhe duke kënduar, dhjetëra gra afgane po i bashkohen një lëvizjeje proteste në internet kundër ligjit të ri që ndalon ato që të dëgjohen në publik.
Qeveria talebane njoftoi javën e kaluar se një ligj “për të promovuar virtytin dhe për të parandaluar imoralitetin” bazuar në sheriatin, ligjin islam, i cili u zbatua në fund të korrikut. 35 nenet e tij përcaktojnë detyrimet dhe ndalesat, kryesisht të lidhura me veshjen, që kanë të bëjnë kryesisht me gratë. Ndër të tjera, ato nuk lejohen të këndojnë apo recitojnë poezi në publik.
Si përgjigje, shumë gra afgane brenda dhe jashtë vendit postuan video të tyre duke kënduar në faqet e rrjeteve sociale, me mbishkrime të tilla si “Zëri im nuk është i ndaluar” dhe “Jo talebanëve”.
SIng, Women of Afghanistan, Sing! #AfghanWomen https://t.co/Nm75RxnJj9
— Troubadours Divine B (@blisstweet) August 27, 2024
Në një nga këto video, të xhiruara në Afganistan, këndon një grua e veshur me të zeza nga koka te këmbët dhe me një vello të gjatë që mbulon fytyrën. “Më detyruat që të hesht për vitet në vijim. Më burgosët në shtëpinë time vetëm për krimin e të qenit grua”, dëgjohet të thotë ajo. Zala Zazai, një ish-oficere policie e cila tani jeton në Poloni, ndau një video në të cilën këndon një këngë të Ariana Sajid, një artiste e njohur afgane, për rezistencën e grave në vendin e saj. Ndalimet e vendosura ndaj grave janë “të papranueshme”, tha ajo për AFP. “Gratë afgane më në fund e kanë kuptuar se gjysmëracat nuk mund të mohojnë më të drejtat tona njerëzore në emër të fesë dhe kulturës. Dhe zërat tanë që pretendojnë të drejtat tona nuk do të heshtin kurrë”, shtoi ajo.
Afghan women singing out loud against Taliban terrorists new law which prevents them from showing their faces and talking as women’s voice is considered as “shame” in sharia law!pic.twitter.com/Ky6rHX0TgP
— Azat (@AzatAlsalim) August 27, 2024
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co