Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu nënshtrua dje një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Nga
Qendra Spitale “Nënë Tereza” ku ndodhet i shtruar, kryebashkiaku Veliaj ka uruar qytetarët për Pashkët, ndërsa ka ndarë dhe momentin kur ai vizitohet në spital nga djali i tij, Kajan.
“Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot!
Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet të gjithëve!
Mirënjohje për mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrëfej pak më shumë për duarartët e zemërbardhët në QSUT”, thekson Veliaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co