Mbreti Charles vizitoi kishën në daljen e tij të parë publike pas operacionit. Monarku përshëndeti kamerat ndërsa po shkonte në shërbimin e së dielës me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, në kishën e Shën Marisë Magdalene në Sandringham.
Kujtojmë se Mbreti Charles kaloi tre netë në spitalin privat të Londrës Clinic pasi iu nënshtrua një operacioni për trajtimin e një prostate të zmadhuar javën e kaluar.
Në të njëjtin spital ishte edhe princesha e Uellsit e cila i është nënshtruar një operacioni abdominal. Ajo kaloi 13 netë atje pas operacionit dhe megjithëse natyra e saktë e operacionit nuk është zbuluar, besohet se do të ketë nevojë për disa muaj shërim.
Dalja e fundit publike e princeshës ishte gjithashtu në kishën e Shën Marisë Magdalene, për vizitën vjetore të familjes mbretërore në ditën e Krishtlindjes.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co