Bota Shqiperia

Iu thye qafa pasi i ra mbi kokë krevati i dhomës së hotelit ku punonte, ndërron jetë tragjikisht gruaja shqiptare në Greqi! Arrestohet pronari













































Një grua 59-vjeçare me origjinë shqiptare, ku humbur jetën tragjikisht në një hotel në zonën e Oias në Greqi, teksa punonte.

greqi

Sipas informacioneve, ngjarja tragjike ka ndodhur më 12 prill, ku 59-vjeçares teksa ka qenë duke punuar i ka rënë mbi kokë një krevat i cili ishte i fiksuar në mur dhe i ka thyer qafën.

Shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, por ajo kishte ndërruar jetë.

Autoritetet kanë arrestuar pronarin e hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve dhe punonjësve. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts