Bota

“Iu vendos 70 kg tritol një ditë para vendimit të gjykatës”- Deputeti i PD-së: Ja pse e shembi Edi Rama “Prestige Resort” në kundërshtim me ligjin

iu vendos 70 kg tritol nje dite para vendimit te gjykates deputeti i pd se ja pse e shembi edi rama prestige resort ne kundershtim me ligjin

































Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti demokrat Ferdinant Xhaferaj ka risjellë në vëmendje shembjen e ‘Prestige Resort’, një ditë para se Gjykata Administrative të shprehej me vendim për të pezulluar prishjen.

xhaferaj

Xhaferaj deklaron se iu vendos 70 kg tritol dhe shembja u bë në kundërshtim me ligjin nga Rama, pasi ky i fundit donte të përcillte mesazhin që “oligarku i vetëm politik dhe ekonomik në këtë vend jam unë”.

“Oligarku i vetëm politik dhe ekonomik në këtë vend është kryeministri. Kush nuk e ka akoma të qartë le të kthejë kokën mbrapa dhe të pyesë pse u prish “Prestige Resort”? 70 kg tritol u vendosën të “Prestige” më 4 dhjetor të vitit 2022 një ditë para se Gjykata Administrative të shprehej për kërkesën e “Prestige Resort” për të pezulluar shembjen.

Por jo vetëm kaq, nga fillimi deri në fund, nga 2016 kur firmosi leje Edi Rama e ka inspektuar vetë në vite “Prestige Resort”.

Pse e shembi në kundërshtim me ligjin? Vetëm e vetëm për të përcjellë mesazhin që “oligarku i vetëm politik dhe ekonomik në këtë vend jam unë”. Këtu ka përgjegjësitë e saj edhe opozita, një opozitë që nuk e di se ku është, se nuk përmbyset e rrëzohet Edi Rama duke i dalë përballë Kuvendit apo poshtë ballkonit.

Aty më 4 dhjetor të 2022 të gjithë deputetët e opozitës duhet të ishin të “Prestige Resort”, aty poshtë tritolit, le ta hidhte në erë bashkë me opozitën. Kjo është të zmbrapsësh Edi Ramën. Edhe nuk shkonim aty për “Prestige Resort”, shkonim aty kundër brutalitetit të pushtetit kundër biznesit dhe shtetit”, tha Xhaferaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts