Iu zbulua lidhja jashtëmartesore, jep dorëheqjen ministri italian i Kulturës

iu zbulua lidhja jashtemartesore jep doreheqjen ministri italian i kultures





































Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, ka dhënë dorëheqje pas bërjes publike të skandalit të lidhjes së tij jashtëmartesore, me një influencere.

Capture

Ifluenceren, Maria Rosaria Boccia, ai e kishte propozuar si këshilltaren e tij të lartë, por nuk emërua për shkak se u zbulua lidhja e tyre.

Ndërsa i kërkoi falje kryeministres Giorgia Meloni dhe bashkëshotes së tij, ministri 61-vjeçar këmbënguli gjithashtu se për këtë aferë nuk është shpenzuar asnjë euro të tatimpaguesve italianë dhe nuk ka qarkulluar asnjë dokument konfidencial apo i klasifikuar për aktivitete të ndjeshme, duke deklaruar se ka prova për të mbështetur pretendimet e tij.

Në letrën e dorëheqjes së tij me shkrim drejtuar kryeministres, Sangiuliano “e falenderon për mbrojtjen e saj” dhe shton se “ai jep dorëheqjen pas një sërë ditësh plot dhimbje, urrejtje, për shkak të një sistemi mediatik”.

Më herët sot, Sangiuliano u takua me Melonin në godinën e qeverisë Palazzo Chizzi, duke e bërë atë takimin e tij të dytë me kryeministren në tre ditë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →