Mijëra njerëz dolën sërish në rrugë në disa qytete izraelite për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe për lirimin e pengjeve të mbajtura nga organizata militante palestineze Hamas.
Media izraelite raportoi se në zemër të Tel Avivit, demonstruesit brohorisnin slogane si “Zgjedhje tani!”
Popullariteti i Netanyahut ra pas sulmit brutal të militantëve te Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.
Kritikët akuzojnë politikanin e krahut të djathtë se ka neglizhuar në mbrojtjen e kufirit të Gazës duke i dhënë përparësi mbijetesës së tij politike mbi interesat e vendit.
Në masakrën e paprecedentë, militantët vranë 1200 njerëz dhe rreth 250 të tjerë u morën peng në Rripin e Gazës.
Sulmi shkaktoi luftën në Gaza. Ofensiva ajrore dhe tokësore izraelite në Gaza synon të shtypë Hamasin.
Sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi, më shumë se 30 000 palestinezë kanë vdekur dhe më shumë se 71 500 njerëz janë plagosur që nga fillimi i luftës.
Një marsh proteste e thirrur nga familjarët e pengjeve përfundoi në Jerusalem të shtunën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co