Përpjekjet tona për lirimin e pengjeve vazhdojnë të pandërprera, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
”Por, ne nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje me çdo çmim”, theksoi ai. ”Shumë gjëra që janë thënë në media sikur ne i kemi pranuar, për shembull lirimin e terroristëve, por ne nuk e pranojmë”, shtoi Netanyahu.
Netanyahu më pas konfirmoi se Izraeli nuk do t’i japë fund luftës derisa “Hamasi të eliminohet, të gjithë pengjet të kthehen dhe Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin”.
”Ne i jemi shumë mirënjohës administratës amerikane për mbështetjen që kemi marrë që nga fillimi i luftës”, vijoi ai.
”Por, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë dallime mendimesh me SHBA-në. Ne i tejkaluam ato me vendime të menduara dhe të vendosura. Unë nuk kam nevojë për askënd në menaxhimin e marrëdhënieve me SHBA-në në kontekstin e mbrojtjes së interesave të sigurisë së Izraelit”, përfundoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co