Izraeli bombardon një shkollë në Gaza, të paktën 30 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur

izraeli bombardon nje shkolle ne gaza te pakten 30 te vrare dhe mbi 100 te plagosur
izraeli bombardon nje shkolle ne gaza te pakten 30 te vrare dhe mbi 100 te plagosur

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur në një sulm ajror izraelit në një shkollë në Deir-al Balah, në qendër të Gazës, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.

Ushtria izraelite që kishte nisur sulmin për të shkatërruar një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit brenda kompleksit, raporton cnn.

“Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë”, deklaroi Dr. Khalil Al-Daqran, zëdhënës i spitalit “Martirët” në Al-Aqsa.

Më shumë se 4000 njerëz të zhvendosur ishin vendosur në shkollë, tha Mbrojtja Civile Palestineze.

Sulmi erdhi menjëherë pasi ushtria izraelite lëshoi urdhra të reja evakuimi më në jug, në qytetin Khan Younis, ku Izraeli nisi një ofensivë të re në fillim të javës, e cila ka vrarë dhjetëra palestinezë.

Banorëve në lagjet jugore iu tha të largoheshin pasi u paralajmëruan se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të “operonin me forcë” në zonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →