Forcat izraelite dërguan në Gaza një kontejner brenda të cilit ndodhen 88 kufoma, transmeton Anadolu.
Në deklaratën nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza thuhet se Izraeli nuk ka dhënë informacion lidhur me identitetin, moshat, gjinitë dhe vendin ku kanë vdekur për trupat në kontejner.
Bëhet e ditur se procesi i dorëzimit të trupave është ndalur deri në dhënien e të gjithë informacioneve në mënyrë që të mund të identifikohen nga të afërmit e tyre.
Nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar u kërkua që të plotësojë proceset e dorëzimit të morteve në përputhje me protokollet ndërkombëtare.
Në anën tjetër edhe Zyra për media e qeverisë në Gaza publikoi një deklaratë lidhur me çështjen.
Në deklaratë vihet në dukje se ushtria izraelite ka dërguar në Rripin e Gazës brenda një kontejneri 88 kufoma pa përcaktuar se kush janë ata dhe pa dhënë asnjë informacion rreth tyre.
Theksohet se dënohet me termat më të ashpër ky krim i ushtrisë izraelite i cili shpërfill dinjitetin njerëzor dhe shkel ligjin ndërkombëtar.
Më tej në deklaratë kërkohet që ky krim çnjerëzor të dënohet nga të gjithë vendet e botës dhe ndaj Izraelit të ushtrohet presion për ndalimin e vrasjeve të tij.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co