Izraeli “justifikon” sulmin në ndërtesat e agjencisë së OKB-së: Ishin kthyer në mburojë të terrorizmit

izraeli justifikon sulmin ne ndertesat e agjencise se okb se ishin kthyer ne mburoje te terrorizmit
izraeli justifikon sulmin ne ndertesat e agjencise se okb se ishin kthyer ne mburoje te terrorizmit

Ushtria izraelite ka justifikuar sulmin e ndërmarrë në strehën dhe qendrën e shpërndarjes së ndihmave të UNWRA në veri të Gazës.

Me anë të një deklarate, Izraeli ka deklaruar se sulmi ka ardhur vetëm për faktin se ndërtesat ishin kthyer në mburojë për aktivitetet terroriste, referuar Hamasit.

Izraeli pretendon se para bombardimeve u morën masa paraprake për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të civilëve.

Gjatë gjithë këtij konflikti, ushtria izraelite ka shënjestruar jo vetëm objektet e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRWA), por edhe punonjësit e saj.

Gjithsej 193 punonjës janë vrarë në sulmet izraelite.

Ushtria izraelite po ashtu ka pohuar se UNRWA është një “organizatë terroriste” dhe duhet të zëvendësohet në Rripin e Gazës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →