Kryeministrja e Italisë zhvilloi pasditen e sotme një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Të dy udhëheqësit u fokusuan në fuqinë e marrëdhënieve dypalëshe, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të punës për të konsoliduar më tej trendin në rritje të vazhdueshme në tregti.
Kryeministrja Meloni ftoi Presidentin Erdogan të vizitojë Italinë në gjysmën e parë të vitit 2025, në kuadër të sesionit të ri të samitit ndërqeveritar Itali-Turqi.
Diskutimi i tyre u përqendrua edhe rreth situatës dramatike në Lindjen e Mesme. Duke riafirmuar të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, Meloni theksoi nevojën për të rritur ndihmat humanitare për popullsinë civile të prekur.
Biseda telefonike theksoi gjithashtu angazhimin e përbashkët për të kërkuar për një armëpushim në Gaza dhe Liban.
Lidhur me këtë të fundit, Meloni nënvizoi rolin vendimtar që luan UNIFIL dhe nevojën që siguria e këtij misioni të garantohet në çdo kohë.
Në fund të bisedës së tyre, të dy liderët diskutuan gjithashtu situatën e refugjatëve sirianë në rajon dhe se si të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.