“Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, por…”/ Biden: Do të diskutojmë me izraelitët, sanksione shtesë ndaj Iranit

izraeli ka te drejte te pergjigjet por biden do te diskutojme me izraelitet sanksione shtese ndaj iranit
izraeli ka te drejte te pergjigjet por biden do te diskutojme me izraelitet sanksione shtese ndaj iranit

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar sot se, pavarësisht se mbështet një përgjigje të Izraelit kundrejt Iranit, ai nuk është dakord me goditjen e objektivave bërthamore.

Pas sulmit me rreth 200 raketa nga Teherani, Izraeli është zotuar për një përgjigje të ashpër, duke diskutuar edhe goditjen e reaktorëve bërthamorë të regjimit të Khameneit.

“Përgjigja është jo,” tha Biden kur u pyet nëse mbështeste këtë lloj reagimi nga qeveria e Benjamin Netanyahut.

“Ne do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë, por vendet e G7 bien dakord se ata kanë të drejtë të përgjigjen, por ata duhet të përgjigjen në mënyrë proporcionale”, theksoi Biden.

Biden u tha gjithashtu gazetarëve se do të vendoseshin më shumë sanksione ndaj Iranit dhe tha se do të fliste “së shpejti” me liderin izraelit, Netanyahu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →