Bota

“Izraeli kërkon të spastrojë etnikisht Gazën”- Ish kryetari i Hoxhallarëve të Shqipërisë: Presioni i Biden, i pamjaftueshëm! Administrata amerikan është lodhur nga politika e Netanyahut

izraeli kerkon te spastroje etnikisht gazen ish kryetari i hoxhallareve te shqiperise presioni i biden i pamjaftueshem administrata amerikan eshte lodhur nga politika e netanyahu































Justinian Topulli, ish kryetari i Hoxhallarëve të Shqipërisë thotë se sulmet e Izraelit ndaj Gazës tashmë janë bërë të përditshme.

topulli

I ftuar në emisionin “Open” ne News24, ai u shpreh se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të vrasë popullsinë e Gazës dhe ti detyrojë ata të largohen.

Sipas tij, duke spastruar etnikisht Gazën, Izraeli shpëton nga çështja palestineze dhe nga Hamasi njëkohësisht.

“Sulmi i djeshëm apo i sotshëm është një serial i përditshëm që ndodh në Gaza. Unë duke iu referuar disa analistëve, profesorëve amerikane, Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm të vrasë popullsinë e Gazës në mënyrë që ta detyrojë atë që të largohet nga Gaza. Masakra mund të ishte më e madhe nëse nuk do të ishte presion diplomatik i huaj. Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër për të shfarosur Hamasin apo rezistencën palestineze vetëm se ti largojë palestinezët nga Gaza. Ai e di shumë mirë se rezistencën palestineze nuk e mund dot. Zgjidhja e Izraelit është që të spastrojë etnikisht Gazën që të shpëtojë nga çështja palestineze dhe nga Hamasi njëkohësisht”, tha Topulli.

Po ashtu sipas Topullit presion amerikan është i pamjaftueshëm, ndërsa theksoi se administrata amerikane është lodhur me politikën e Netanyahut.

“Presioni i Biden është i pamjaftueshëm edhe është formal. Unë kam bindjen se presidenca amerikane është e lodhur nga politika e Netanyahut. Nuk besoj se do bëjë presion të mjaftueshëm që Izraeli të heqë dorë nga masakrat, të cilat duhet thënë”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts