Një oficer i ushtrisë siriane u vra gjatë një sulmi ajror izraelit në jug të shtetit më 19 qershor, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA, duke cituar burime ushtarake. “Izraeli armik kreu sulm të agresionit me dron ndaj dy pozicioneve ushtarake të forcave tona të armatosura në provincat Kuneitra dhe Dara”, raportoi SANA, duke shtuar se sulmi rezultoi në vdekjen e një oficeri dhe dëme materiale.
Izraeli ka kryer qindra sulme ajror në Sirinë fqinje që kur ka shpërthyer lufta civile në këtë shtet. Izraeli kryesisht shënjestron pozicionet e ushtrisë siriane dhe luftëtarët e mbështetur nga Irani, përfshirë ata të grupit libanez, Hezbollah.
Sulmet janë intensifikuar pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës më 7 tetor, pasi grupi palestinez – i mbështetur nga Irani – kreu sulm të paprecedent në Izrael. Përderisa Izraeli rrallë komenton sulmet në Siri, vazhdimisht ka thënë se nuk do të lejojë armikun e tij të përbetuar, Iranin, të zgjerojë praninë e tij në këtë shtet.
Konflikti i Siri – që ka nisur më 2011 –ka vrarë më shumë se gjysmë milion persona dhe ka detyruar që të zhvendosen miliona të tjerë, pasi forcat e sigurisë shtypën protestat antiqeveritare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co