Bota

Izraeli legalizon vendbanimet e kolonëve në Bregun Perëndimor

izraeli legalizon vendbanimet e koloneve ne bregun perendimor
izraeli legalizon vendbanimet e koloneve ne bregun perendimor

Politika e Izraelit për të kolonizuar Bregun Perëndimor po përballet me kritika të shtuara ndërkombëtare. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë javën e kaluar e shpalli pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor të jashtëligjshëm, por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein, Izraeli po vazhdon me zgjerimin e kolonive në këtë territor.

Një grusht familjesh izraelite në koloninë Evjatar në pjesën veriore të Bregut Perëndimor jetojnë në shtëpi të përkohshme dhe kushte të vështira. Por ata besojnë se po i kontribuojnë sigurisë së shtetit të Izraelit.

Serach Lisson jeton këtu me shtatë fëmijët e saj.

“Prania ime këtu është e rëndësishme jo vetëm për mua por për të gjithë hebrenjtë. Dhe jo vetëm këtu në Evjatar por për tërë shtetin e Izraelit. Në dymijë vjetët e fundit hebrenjtë kanë jetuar në vende të ndryshme të botës dhe gjithmonë ato kanë bërë përpjekje të na vrasin”, thotë ajo.

Vendbanimi Evjatar është një nga pesë kolonitë që qeveria izraelite i legalizoi së fundmi, që do të thotë se ato mund të zgjerohen, në to mund të ndërtohen shtëpi të përhershme dhe se ato do të përfitojnë nga zhvillimi i infrastrukturës. Vendbanimi Havat Gilad në zonën Shomron të Bregut Perëndimor ende nuk është legalizuar. Por koloni Jehuda Shimon thotë se ai dhe 10 fëmijët e tij kanë të drejtën hyjnore të jetojnë këtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts