Bota

Izraeli në alarm, mediat: Dronët iranianë mbërrijnë brenda 2 orësh, Teherani ka lëshuar dhe raketa

izraeli ne alarm mediat dronet iraniane mberrijne brenda 2 oresh teherani ka leshuar dhe raketa
izraeli ne alarm mediat dronet iraniane mberrijne brenda 2 oresh teherani ka leshuar dhe raketa

Irani ka lëshuar gjithashtu dhe raketa me rreze të shkurtër të veprimi ndaj Izraelit, krahas 100 dronëve kamikazë. Media izraelite Haaretz e raportoi një gjë të tillë.

Forcat izraelite presin që mbërritja e dronëve të parë nga Irani të ndodhë brenda 2 orëve

“Sulmi i parë me dron iranian do të arrijë në Izrael brenda dy orësh”. Ky është vlerësimi – në kundërshtim me informacionet e qarkulluara më parë – të burimeve të mbrojtjes izraelite, raporton Haaretz.

Me urgjencë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thirrur mbledhjen e kabinetit të luftës në Tel Aviv, pas fillimit të sulmit në Iran.

Nga ana tjetër, Joe Biden do t’i drejtohet kombit nga Zyra Ovale për krizën në Lindjen e Mesme, bën të ditur Shtëpia e Bardhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts