Bota

Izraeli në pritje të sulmit hakmarrës iranian, përgatitet bunkeri nëntokësor për drejtuesit e vendit

izraeli ne pritje te sulmit hakmarres iranian pergatitet bunkeri nentokesor per drejtuesit e vendit
izraeli ne pritje te sulmit hakmarres iranian pergatitet bunkeri nentokesor per drejtuesit e vendit

Agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet ka përgatitur një bunker nëntokësor në Jerusalem ku liderët politikë të vendit do të punojnë në rast të një sulmi në shkallë të gjerë ndaj shtetit hebre, raportoi të shtunën gazetari izraelit Ben Caspit.

“Bunkeri i komandës dhe kontrollit” i sapopërgatitur është “i destinuar për zhvillimin e luftërave nga elita e sigurisë politike të shtetit”, shkroi Caspit, duke shtuar se objekti nëntokësor ështëi lidhur me bazën ushtarake Kirya në Tel Aviv, dhe në “të gjithë bunkerët e tjerë” të përhapur në të gjithë Izraelin.

“Ai lejon një qëndrim të gjatë dhe është imun ndaj të gjitha llojeve të armëve,” shtoi Caspit.

Izraeli aktualisht po përgatitet për një sulm nga Irani, të cilin zyrtarët iranianë janë zotuar ta nisin si hakmarrje për vrasjen e dyshuar të Izraelit të liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran në fillim të kësaj jave.

Zyrtarët amerikanë i thanë Axios të shtunën se ata presin që sulmi të fillojë të hënën dhe se forcat libaneze të Hezbollahut mund të marrin pjesë në hakmarrje për vrasjen nga Izraeli të komandantit të tyre, Fuad Shukr, në Bejrut të martën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts