Izraeli pranon marrëveshjen për lirimin e pengjeve, propozimi do t’i dërgohet edhe Hamasit

izraeli pranon marreveshjen per lirimin e pengjeve propozimi do ti dergohet edhe hamasit
izraeli pranon marreveshjen per lirimin e pengjeve propozimi do ti dergohet edhe hamasit

Negociatorët nga Izraeli, SHBA, Egjipti dhe Katari kanë rënë dakord për një kornizë për lirimin e pengjeve të mbetura amerikanë dhe izraelitë, tha një burim i njohur me këtë çështje për Sky News.

Një draft po i paraqitet Hamasit sot. Marrëveshja, e rënë dakord në kryeqytetin francez, Paris, do të sjellë lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në faza, të shoqëruar me pauza në luftime dhe dërgesa ndihmash në Gaza. Në shkëmbim pritet të lirohen edhe të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

Negociatorët thuhet se përfshinin kryeministrin e Katarit dhe shefat e inteligjencës nga vendet e tjera. Sipas një marrëveshje armëpushimi në nëntor, më shumë se 100 pengje izraelite dhe 240 të burgosur palestinezë u shkëmbyen, por ajo u hodh poshtë pas një jave. Hamasi ende mban më shumë se 100 pengje në Gaza.

Marrëveshja vjen ndërkohë që rreth 26 mijë persona në Rripin e Gazës kanë humbur jetën nga sulmet izraelite me raketa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co