Izraeli pranon t’i ndalojë luftimet në Gaza që të vaksinohen fëmijët

izraeli pranon ti ndaloje luftimet ne gaza qe te vaksinohen femijet
izraeli pranon ti ndaloje luftimet ne gaza qe te vaksinohen femijet

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me autoritetet izraelite për ndërprerje të kufizuara të luftimeve në Rripin e Gazës, me qëllim që të mundësohet vaksinimi i fëmijëve kundër sëmundjes së poliomielitit.

CNN ka raportuar se fushata e vaksinimit do të zgjasë tri ditë në pjesë  të caktuara të Gazës, derisa kjo u cilësua “pauzë humanitare”. Ajo do të nisë të dielën nga Gaza qendrore.

Është raportuar për një foshnje të infektuar me poliomielit. Ky është rasti i parë i konfirmuar me këtë sëmundje në 25 vjetët e fundit në Palestinë.

Pas përfundimit të fazës së parë, faza e dytë do të fillojë në jug të Izraelit ku do të ketë ndërprerje të luftimeve për tri ditë, ndërsa faza e tretë do të zhvillohet në veri të Gazës.

OBSH-ja ka bërë me dije se ndërprerjet e luftimeve do të zgjasin rreth nëntë orë në ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →