Izraeli pretendon se ka vrarë një zyrtar të lartë të Hamasit: Ishte një nga figurat që qëndronte pas sulmeve të 7 tetorit

izraeli pretendon se ka vrare nje zyrtar te larte te hamasit ishte nje nga figurat qe qendronte pas sulmeve te 7 tetorit





































Forca e Mbrojtjes e Izraelit (IDF) ka thënë se zyrtar i lartë i Hamasit, Samer Abu Daqqa, u vra muajin e kaluar në një sulm ajror izraelit, raporton “BBC”.

lufta

Ushtria izraelite tha se Abu Daqqa, ishte kreu i njësitit ajror të Hamasit dhe ishte një nga figurat kryesore që qëndronte pas sulmit.

Ndërkohë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka folur lidhur me akuzat për sulmet izraelite ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban. Ai ka thënë se është “totalisht false” të thuhet se Izraeli me qëllim ka sulmuar paqeruajtësit.

Ai ka shtuar se Izraeli vazhdimisht ka kërkuar nga trupat paqeruajtëse që të largohet nga zona e luftimeve përkohësisht.

Të premten, trupat izraelite thanë se ishin përgjegjës për një incident ku u plagosën dy ushtarë nga Sri Lanka. Në total raportohet se pesë paqeruajtës janë lënduar në Liban në ditët e fundit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →