Izraeli punësoi agjentë të Gardës Revolucionare iraniane për të vrarë liderin e Hamasit

izraeli punesoi agjente te gardes revolucionare iraniane per te vrare liderin e hamasit
izraeli punesoi agjente te gardes revolucionare iraniane per te vrare liderin e hamasit

Shërbimi i inteligjencës izraelite, Mossad punësoi agjentë të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) për të vendosur eksploziv në rezidencën e liderit të vrarë të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran.

The Telegraph shkruan se plani fillimisht parashihte vrasjen e Haniyeh kur ai vizitoi Teheranin në muajin maj për të marrë pjesë në funeralin e presidentit iranian, Ebrahim Raisi, por dy zyrtarë iranianë i thanë gazetës se operacioni u anulua për shkak të numrit të madh të njerëzve në ndërtesë dhe perspektiva e dështimit.

Gazeta britanike thekson se agjentët megjithatë vazhduan dhe vendosën eksploziv në tre dhoma të kompleksit dhe më vonë u larguan nga Irani. Ata dyshohet se shpërthyen bombat nga jashtë.

“Ata tani janë të sigurt se Mossad punësoi agjentë nga njësia e sigurisë Ansar al-Mahdi”, tha për gazetën një zyrtar i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, duke iu referuar njësisë së ngarkuar me mbrojtjen e zyrtarëve të rangut të lartë

Një tjetër zyrtar i IRGC tha se ishte një poshtërim për Iranin dhe një shkelje e madhe e sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →