Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për evakuim për banorët e Burj al-Barajneh dhe Hadath – të dyja zona në jug të Bejrutit.
“Ju ndodheni pranë objekteve dhe interesave të Hezbollahut, dhe IDF do të veprojë kundër tyre në të ardhmen e afërt. Për sigurinë tuaj dhe të anëtarëve të familjes suaj, duhet të evakuoni menjëherë këtë ndërtesë dhe ndërtesat përreth saj dhe të qëndroni larg të paktën 500 metra”, thuhet në njoftim sipas BBC.
Nesër mbushen plot një vit nga sulmi i Hamasit në një koncert në Izrael.
Familjet e shumë pengjeve e kanë akuzuar shpesh kryeministrin Benjamin Netanyahu se ka sakrifikuar familjarët e tyre duke këmbëngulur me vazhdimin e operacioneve ushtarake në Gazë dhe tani po shprehin shqetësime të ngjashme për përshkallëzimin ushtarak të Izraelit me Hezbollahun me bazë në Liban.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co