“Izraeli sulmohet nga të gjitha krahët”/ Zhulali: Sulmi iranian jolegjitim. Edhe në Gaza u shkaktua…

izraeli sulmohet nga te gjitha krahet zhulali sulmi iranian jolegjitim edhe ne gaza u shkaktua
izraeli sulmohet nga te gjitha krahet zhulali sulmi iranian jolegjitim edhe ne gaza u shkaktua

Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali, e ftuar në emisionin Open në News 24 ka komentuar luftën Iran-Izrael dhe situatën në tërësi në Lindjen e Mesme.

Zhulali tha se Izraeli është një shtet i rrezikuar, pasi sulmohet nga të gjitha anët. Ajo shtoi se gjithsesi Izraeli reagoi ashpër dhe se në Gaza u përgjigj në mënyrë joproporcionale. Sipas saj, në Gaza u shkaktua një tragjedi.

[embedded content]

Ilda Zhulali: Kemi parë se shumë gjëra po bëhen përmes forcës. Rusia hyri me forcë në Ukrainë, në Siri Asadi po mban pushtetin përmes forcës. Edhe talebanët në pushtet erdhën nëpërmjet forcës. Në Gaza u shkaktua tragjedi, ku shumë viktima janë gra e fëmijë. Izraeli ndërhyri në enklavë në mënyrë jopropocionale. Mbështetja për Netanyahun ra në arenën ndërkombëtare. Por, Izraeli sulmohet nga të gjitha krahët dhe ka të drejtë të mbrohet nga organizatat kriminale e terroriste. Sulmi iranian nuk është legjitim, pasi Izraeli nuk ka sulmuar Iranin

[embedded content]

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →