44 palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, humbën jetën në sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate së Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës, Izraeli ka kryer shumë sulme ajrore në Rripin e Gazës që nga mëngjesi i së premtes.
44 palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën nga sulmet.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, 41.272 palestinezë kanë humbur jetën, përfshirë të paktën 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra, dhe 95.551 janë plagosur.
Ndërsa raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile është shkatërruar gjithashtu.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co