Izraelitët dhe libanezët përgatiten për hakmarrjen e Izraelit kundër Hezbollahut

izraelitet dhe libanezet pergatiten per hakmarrjen e izraelit kunder hezbollahut
izraelitet dhe libanezet pergatiten per hakmarrjen e izraelit kunder hezbollahut

Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzhen edhe më tej, pas sulmeve izraelite të martën kundër objektivave të Hezbollahut në shtatë zona në jug të Libanit.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, banorët e Libanit dhe Izraelit po përgatiten për një hakmarrje të ashpër të Izraelit, si kundërpërgjigje pas sumit me raketa të Hezbollahut të dielën që vrau 12 fëmijë të komunitetit druzh.

Rrugëve të Jeruzalemit vërehet tension por jo panik, ndërsa banorët presin hakmarrjen e Izraelit pas sulmit të Hezbollahut gjatë fundjavës që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë të komunitetit druzh në një fushë futbolli. Sulmi ka tronditur dhe zemëruar izraelitët.

“Jam shumë e shqetësuar për situatën mes Izraelit dhe Hezbollahut. Më shqetësojnë kapacitetet e tyre për të na shfarosur dhe nuk mendoj se qeveria jonë po na mbron. Nuk mendoj se në zemër të saj është interesi i popullit”, thotë Yehudit Levinson, banore e Jeruzalemit.

Shumica e izraelitëve thonë se ushtria e tyre duhet të hakmerret, edhe nëse kjo pasohet me ndonjë sulm me raketa të Hezbollahut kundër Izraelit. Besohet se grupi militant ka rreth 150 mijë raketa që mund të arrijnë në të gjitha pjesët e Izraelit.

“Nëse dikush vjen tek shtëpia juaj dhe vret një nga fëmijët tuaj, çfarë do të bënit? A do të uleshit të mendonit pasojat nëse hakmerreni…? Nuk ka kuptim. Nuk ka dilema. Duhet të sulmojmë shumë më ashpër”, thotë Sharon Kashi, banor i Jeruzalemit.

Banorët nuk shprehin panik, por kanë nisur të grumbullojnë ujë dhe ushqime.

“Javën që shkoi më vizitoi një shoqe nga veriu dhe më tha se duhet të kesh rezerva. Donte të më blinte disa bidona me ujë, por i thash më sill vetëm një sepse nuk kam vend”, thotë Hyla Kompej, banore e Jerzualemit.

Përtej kufirit, në Liban, shumica e linjave të huaja ajrore kanë anuluar fluturimet. Megjithatë, plazhet ende janë të mbushura me vendas dhe banorë të Libanit jugor, shumë prej të cilëve thonë se shpresojnë se tensionet kufitare nuk do të shkaktojnë një luftë në shkallë të gjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →