Lifestyle

Ja ç’po bënte Ben Affleck ndërsa Jennifer Lopez po festonte ditëlindjen

ja cpo bente ben affleck ndersa jennifer lopez po festonte ditelindjen

Ben Affleck u pa pa unazën e martesës gjatë fundjavës, ndërsa Jennifer Lopez nisi festimet e 55 vjetorit në Hamptons.

Affleck u fotografua me një bluzë të kuqe dhe pantallona gri, duke kryer disa punë ndërsa gruaja e tij ishte duke shijuar një drekë ditëlindjeje.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht mbi martesën e tyre, një burim i brendshëm i tha së fundmi ‘Page Six’ se ajo ka “mbaruar prej muajsh”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Thashethemet për krizë filluan të vërtiteshin në maj pasi aktorja mori pjesë në Met Gala vetëm, pavarësisht se ishte një nga bashkëkryesueset e eventit.

Menjëherë pas kësaj, Ben u largua nga rezidenca e çiftit në Beverly Hills, të cilën së fundmi ata e nxorën në shitje për 68 milionë dollarë.

Dyshja thuhet se janë në një “ngut për të shitur” pronën 38,000 metra katrorë, të cilën e blenë vetëm një vit më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts