Bernard Hulme, një nga banorët e këtij edicionit të katërt të “Big Brother Albania,” ka bërë një deklaratë të fortë gjatë transmetimit ‘live.’
Teksa po fliste për debatin me disa nga djemtë e shtëpisë, Hulme ka rrëfyer publikisht se i përket komunitetit LGBT.
“Jam një baba krenar, jam gjysh krenar. Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual”, tha ai.
Ai gjithashtu ndau me publikun se ishte një baba dhe gjysh shumë krenar.