Bota Shqiperia

“Jam besimplotë”- A iu është drejtuar administratës së Trump për heqjen e “non grata”? Ja si përgjigjet Sali Berisha













































Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se ende nuk iu është drejtuar administratës së Donald Trump për heqjen e non gratës.

sali berisha donald trump

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka nisur ende me lobimin për shkak se po pret derisa të plotësohet administrata.

“I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo”, tha ish-kryeministri, duke theksuar se është besimplotë.

“Nuk e kam filluar lobimin sepse janë 13 ditë që ka filluar administrate e re. Nuk besoj që në ditët më të para të saj të jetë përparësi ky problem, jam i vetëdijshëm, duhet të plotësohet administrata. Unë prej që të plotësohet administrate e re dhe padiskutim që do t’i drejtohem. I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo. Dhe jam besimplotë, është kuptuar universalisht sepse ishte akt i Sorosit, sekretari i shtetit e mori vendimin pa asnjë dokument”, tha Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts