Barcelona e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri. Blaugranat kanë arritur 4 fitore në po kaq ndeshje, por jo gjithçka shkon mirë e bukur në Barcelonë. Sipas gazetës “Sport”, një nga arkitektët e kësaj Barçe, drejtori sportiv Deko po mendon seriozisht largimin nga klubi.
Shkak janë bërë premtimet e përmbajtura nga presidenti Joan Laporta. I emëruar në vitin 2023 ku zëvendësoi Mateu Alemanin, portugezi ka punuar mes shumë vështirësish. E megjithatë ka arritur t’ia dalë me sukses. Por me sa duket kupa është mbushur këtë verë. Ndonëse ai ka marrë premtime të njëpasnjëshme nga Laporta se do të ketë burimet e nevojshme financiare, në fakt në realitet nuk ka ndodhur asgjë e tillë.
Dhe Deko është ndier i ofenduar nga kjo gjë, sikurse paraardhësi i tij Alemani, apo dhe Jord Krojf. Nga kjo situatë ka dalë dhe shprehja legjendare e tij gjatë një bisede me një agjent lojtarësh: “Unë jam drejtori më i varfër në Europë”. Dhe tani ai është në udhëkryq. Me shumë gjasa ky mund të jetë viti i fundit i Dekos si drejtor sportiv i Barcelonës. Sepse ai po mendon seriozisht t’i japë lamtumirën klubit.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co