“Jam fanse e Siner”, ylli amerikan Zendaja: Jam e magjepsur prej tij

jam fanse e siner ylli amerikan zendaja jam e magjepsur prej tij

Tenisti italian Janik Siner e ka nisur këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë ylli i ri i sportit në këtë disiplinë. Ai ka fituar fansa jo vetëm në vendin e tij, por në mbarë botën. Së fundmi, Siner ka goditur edhe në botën e kinemasë.

Në fakt, superylli amerikan Zendaja nuk ka qëndruar dot pa përmendur fjalët më të mira për të, për të shprehur gjithë pasionin e saj për kampionin italian me rastin e prezantimit të filmit “Challengers”, përpjekje e fundit e regjisorit Luka Guadanjino i cili përdor tenisin për të rrëfyer një histori sentimentale në tre drejtime.

3
3
5
5

“A e njoh atë? Sigurisht! Unë e dua absolutisht tenisin e tij. Kur mund t’i ndjek ndeshjet e tij, jam një fanse e madhe. A ka Janiku fytyrën e një aktori? Sipas mendimit tim, “Po”, kush e di që pas karrierës së tij, mund të mësojë të aktrojë. Sigurisht që e ka impresionin e parë” – u shpreh aktorja.

1
1
2
2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →