Valbona Mhillli dhe G-Bani lënë pas debatet dhe përplasjet mes tyre.
Pas debatit që patën për situatën në dush, G-Bani i kërkoi mbrëmë falje moderatores, Valbona Mhilli.
Kjo e fundit pranoi faljen e këngëtarit, duke i thënë se do lejë pas çdo debat mes tyre dhe se nga sot e tutje ajo do ta konsiderojë atë si vëlla.
“Është nata e Krishtlindjeve sot dhe çdo gjë fillon nga zero por thjesht më acaron fakti se shumë njerëz na vërsulen dhe duan të përfitojnë nga gjëja që na ndodhi ne të dyve…Kjo gjëja nuk më pëlqeu dhe unë të sugjeroj në rast se ke konsideratë me mua që mos lejo askënd që të fusi hundët në diçka që është mes meje dhe teje dhe mundohen me dhënë mend në fund të ditës ne e zgjidhëm. nSot e mbrapa për mua do jesh si vëllai im, si Blerimi që kam në shtëpi”, i tha Valbona këngëtarit.
Kujtojmë se dy banorët e BBVA debatuan ashpër mes tyre disa ditë më parë, pasi Valbona u ndje nën presion dhe e kërcënuar nga G-Bani, pasi ky i fundit po qëndronte afër saj duke e parë, teksa ajo lahej në dushin me xham transparent.
Ndonëse ajo i kërkoi të largohet, G-Bani nuk u largua, duke i thënë: “Më lër të shikoj se jam i uritur për të parë trup femrash shqiptare”.
Situate mes tyre u komentua mbrëmë në spektaklin e BBV, ku G-Bani reflektoi dhe kërkoi falje.