“Jam impresionuar nga shërbimi i infermiereve”, Rama nga QSUT: Kush do punojë më shumë do shpërblehet më tepër. Empatia…

jam impresionuar nga sherbimi i infermiereve rama nga qsut kush do punoje me shume do shperblehet me teper empatia
jam impresionuar nga sherbimi i infermiereve rama nga qsut kush do punoje me shume do shperblehet me teper empatia

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në QSUT, përpara drejtuesve të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, tha se ka qenë edhe ai pacient në këtë spital.

Rama deklaroi se ka parë me vëmendje edhe se çfarë ndodhte përreth tij e jo veç me të e se është impresionuar nga shërbimi i infermiereve. Sipas Ramës, qeveria do të paguajë më shumë ata mjekë e infermierë që shërbejnë më tepër. Kreu i qeverisë tha se profesionistët e mjekësisë në Shqipëri duhet që të jenë më empatik në punën e tyre të përditshme.

Edi Rama: Unë kam qenë personalisht pacient i juaji për disa ditë. Jam munduar të kuptoj se çfarë ndodh në QSUT përtej meje dhe jam impresionuar nga shërbimi i infermiereve. Empatia është në nivelin për të dëshiruar. Kush do të bëjë më shumë shërbim, do të marrë më shumë. Do të bëjmë dhe ne siç ndodh në vendet që shumë prej jush duan të shkojnë. Unë kam shumë besim tek fuqia profesionale e kësja trupe.

Mua më lëkundet besimi tek fuqia morale e kësaj trupe. Kjo që ndodhi nuk duhet të kishte ndodhur, por thashë është e keqe e madhe që duhet kuptuar se çfarë të mirash duhet të prodhojë dhe kam besim, sidomos tek ata që kanë shumë për t’i dhënë të rinjve nga aspekti profesional dhe duhet fuqizuar edhe kultura e empatisë, e cila nuk kushton asgjë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →