“Jam krenar për çfarë ka arritur projekti madhështor”- Rrapaj tregon rolin e tij në marrëveshje, zbulon udhëtimet me avion me zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë dhe pse përdori makinën e Rrjepajt

jam krenar per cfare ka arritur projekti madheshtor rrapaj tregon rolin e tij ne marreveshje zbulon udhetimet me avion me zyrtare te ministrise se shendetesise dhe pse perdori maki








































Biznesmeni Ilir Rrapaj, në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, ka sqaruar rolin e tij në marrëveshje, duke thënë se ka qenë i zgjedhur nga konfinitalia në rolin e ndihmësit.

rrapaj

Ai deklaroi se tha fillimisht nuk ka qenë deri në fund të akordit.

Rrapaj u pyet edhe në lidhje me udhëtimet me avion me ish-ministrin Ilir Beqaj, ish-zv/ministrin Klodian Rrjepja dhe zyrtarë italianë, duke thënë se kanë qenë në kuadër të takimit, ndërsa të tjera raste mund të kenë qenë rastësi.

Sa i takon udhëtimit me makinën e Ministrisë së Shëndetësisë drejt Prishtinës, tha se stafi i ministrisë ua vuri në dispozicion në shenjë xhentilese dhe se naftën e kanë kompensuar vetë.

Pjesë nga dëshmia e Rrapajt:

Vokshi: Çfarë keni biseduar me kryeministrin

Rrapaj: Nuk kam biseduar. Kam qenë i pranishëm në bisedat e delegacionit

Vokshi: Cila ishte tema e mbledhjeve

Rrapaj: Nuk pretendoj ti mbaj mend të gjitha titujt e akodrit të bërë. Ministritë përkatëse që ishin pjesë e këtij akordi, kanë patur argumentet e tyre në raport me propozimet e palës tjetër. Ishte Italia që propozonte ti vinte në ndihmë Shqipërisë.

Vokshi: Mbas takimit me Ramën, 22 nëntor 2023, cili ka qenë raporti juaj me Beqajn.

Rrapaj: Në kujtesën time kanë qenë një ose dy takime të gjitha në funksion dhe të mbuluara nga akordi.

Vokshi: Pas takimit të Pallati i Kongreseve, cili ishte hapi tjetër që ju ndoqët në marrëdhënien më ministrinë e Shëndetësisë. Cili ishte roli juaj?

Rrapaj: Në vijim të takimit që përmendëm në sallën e kongreseve, ka qenë dhe një seri komunikimesh që palët bëjnë mes tyre dhe unë isha i ftuar për ta lehtësuar. Asnjë lloj takimi jashtë këtyre rrethanave, në vijim.

Vokshi: Janë zhvilluar takime me delegacione të rajonit të Umbias në Ministrinë e Shëndetësisë diku në dhjetor. Çfarë roli kishit në këtë delegacion

Rrapaj: Delegacioni zgjedhje se kush mund të jetë i dobishëm, unë isha nënshtetas Italian me kombësi shqiptare. Ndihmës kuadivant i delegacionit të Umbias.

Vokshi: Si e kontaktoi rajonin e Umbrias ministri?

Rrapaj: Po mua ma pyesni këtë gjë? Më ka zgjedhur konfindustria

Vokshi: Cili ishte roli juaj

Rrapaj: Rol ndihmues

Vokshi: Në fund të diskutimeve u arrit një marrëveshje, cili ishte roli juaj

Rrapaj: Nuk kam patur asnjë rol në marrëveshjen

Vokshi: Jeni pjesë e takimit, se kam foto

Rrapaj: Të jesh pjesë e takimit, nuk do të thotë të jesh pjesë e vazhdimësisë së…

Vokshi:Në takime zyrtare, ata që janë pjesë e marrëveshjes vijnë dhe ulen. Mirë takimin e parë nuk kishit rol, pse ndodheni ulur në takimet e ministrit në nivele të larta zyrtare për marrëveshje kuadër.

Rrapaj: Pse duhet të shqetësohen unë nëse është nivel i lartë apo i ulët. Kam funksionet e mia të ndihmësit të enturazhit për ta çuar deri në firmën finale të marrëveshjes.

Vokshi: Kush ishte pozicioni juaj në këto mbledhje

Rrapaj: Nuk jam qytetar, përfaqësues i një shoqatë. Konfinitalia.

Vokshi: Në letrat që kam lexuar unë nuk ekziston në procesverbale. S’po them se gënjen. Mbase s’ka qenë i Konfinitalias, por i një pale tjetër.

Rrapaj: Kam qenë i përzgjedhur nga konfinitalia.

Vokshi: Çfarë roli kishte konfinitalia në këtë marrëveshje?

Rrapaj: I ka indikuar natyralitetit dhe përditshmëria e burokracisë së shtetit italian

Vokshi: Në fund të këtij takimi, si u ndanë detyrat? Çfarë detyrash u ndan për ju

Rrapaj: Kam patur thjeshtë një kërkesë; të ndihmoja në fazën fillestare që grupet të kishin teknikë dhe specialiste. Pra, komunikimet e para mes dy palëve. Pasi u ndërtuan strukturat funksionale të grupeve të punës, puna ime mbaroi.

Vokshi: A është folur për sterilizimin në këto takime

Rrapaj: U përgjërohem, merrni një kopje të kuadrit. Nuk flitet as për sterilizimin a asnjë gjë. Një asnjë germë të atij akordi nuk përmendet. Në marrëveshjen kuadër kam qenë në takime derisa është firmosur marrëveshja.

Vokshi: Keni qenë pjesë e delegacionit për sterilizimin?

Rrapaj: Kam qenë. Nuk është folur për sterilizimin. Në këtë pelegrinazh në spitalet publike, ka qenë fotografimi i panoramës së gjendjes së spitaleve publike shqiptare. Ishte ftesë nga institucionet shqiptare për të bërë një vizitë në spitalet publike dhe objektivi ishte për të dhënë një kontribut për kritere protokollare të njësoheshin me ato italiane.

Vokshi: Keni qenë kur u firmos marrëveshja?

Rrapaj: Po, në të njëjtin rol si më parë.

Vokshi: Cili ishte produkti i marrëveshjes?

Rrapaj: Kirurgjia publike shqiptare ka hyrë në BE falë standardeve që adoptoi. Këtë e them me një ndjenjë krenarie të pashoq.

Vokshi: Jeni krenar për mënyrën që është bërë koncensioni?

Rrapaj: Jam krenar për çfarë  ka arritur të bëjë ky projekt madhështor.

Vokshi: Pasi u firmos marrëveshja, çfarë është bërë. Ku keni qenë ju

Rrapaj: Nuk kam qenë.

Vokshi: Nga marrëveshja ka dalë një produkt, për sterilizimit. Kush e ka vijuar punën?

Rrapaj: Nuk kam koment për këtë. Nuk e kam ndjekur.

Vokshi: Nga faktet publike rezulton që ka disa udhëtime të përbashkëta tuajat me Beqajn, Rrjepajn dhe shtetas italiane që kanë qenë pjesë e koncesionit. A mund të më shpjegoni se cila ka qenë marrëdhënia juaj?

Rrapaj: Nuk rezulton të jemi i vetëm, por në prezentë të personave të tjerë. Kanë qenë në funksion të takimeve zyrtare në Itali. Rajoni i Umbrias është pjesë e akordit, por edhe universiteti i Perugias. Në Kosovë, ka qenë një udhëtim i programuar me ftesë zyrtare nga rektori i Universitetit të Prishtinës. Nga pala italiane është kërkuar që takimi të lihet afër me takimin në Shqipëri. U bë për të mos ardhur dy herë. Makinën na e dha ministria, akt xhentilese. Karburanti u kompensua nga pala italiane.

Vokshi: A mund të na e shpjegoni rastësinë e udhëtimeve

Rrapaj: Zotërinj kanë qenë në funksion të tyre përkatëse dhe unë po ashtu. Udhëtimet e mia drejt Italisë apo anasjelltas mund të koncidojnë me një sërë figurash publike shqiptare, apo ish-figura, këtë mund ta konfirmoni. Për mua nuk është ndonjë risi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →