Cristiano Ronaldo, si rrallë ndonjëherë u bë protagonist i sfidës së zhvilluar ndaj Turqisë, jo duke realizuar gol, por duke dhënë assist. Ish “ylli” madrilen zhvilloi një paraqitje pozitive gjatë gjithë sfidës në Dortmund.
Në pjesën e dytë, pas një pasimi të gjatë ai u gjend i vetëm përballë portierit Bayindir, por kur të gjithë prisnin që CR7 të tentonte portën, ai pa krejtësisht të lirë Bruno Fernandezin dhe i dha pasimin për golin e tretë, që fiksoi edhe shifrat përfundimtare në 3-0.
Në përfundim të sfidës, Cristiano Ronaldo u shpreh se ishte majft i lumtur për kualifikimin e skuadrës.
“Vendi i parë, jam krenar për këtë skuadër. Jemi Portugalia!
Një sukses i dytë në dy ndeshje në grup, që bëri që Portugalia të kaulifikohet për në fazën tjetër, me një ndeshje ende për t’u zhvilluar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co