Nuk shiheshin favorit, por Barcelona siguroi një fitore të madhe brenda në Paris, një sukses 2-3 që i lë një shije të mirë trajnerit Xavi:
“Duhet të jemi krenar për këtë ekip. Kishim studiuar gjatë gjithë javës se çfarë duhet të bënim. Vuajtëm gjatë fillimin të pjesës së dytë, por të mos harrojmë po luanim kundër një ekipi të madh. Objektivi ynë është të kualifikohemi për në gjysmëfinale, kemi dhe një ndeshje në shtëpinë tonë, do të jetë e vështirë, por besoj se mund t’ia dalim. Ata janë një skuadër e fortë, por kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme. Jam i lumtur edhe për një tjetër fakt, lojtarët e mi janë adoleshentë, por treguan personalitet dhe pjekuri”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.
Një humbje e tillë, me përmbysje, i qëndron ngushte Luis Enriqeues, por trajneri i PSG beson ende se ekipi i tij ka shanse të kualifikohet: “Sigurisht, ky nuk është rezultati që prisnim. Zhvilluam një ndeshje të mirë kundër një skuadre të forte. Në pjesën e parë ata luajtën më mirë, ndërsa në të dytën arritëm të përmbysnim ndeshjen, madje kishin shanse të thellonim rezultatin. Tani do të shkojmë në Barcelonë me shumë dëshirë, për ne është si një finale. Kam besim të plotë tek ekipi im”, theksoi Luis Enrique pas ndeshjes.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co