Ish-reperi i njohur Fero, i cili hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë, ka folur për gjendjen e tij mendore, teksa u shprehur se është në depresion, Sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pasi i është mohuar e drejta për të takuar vajzën, Nina, që ka ardhur në jetë nga lidhja me ish-partneren Arbenita Ismaili.
Ai u shpreh se vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.
“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero.
Ish-reperi iu drejtua prokurorisë duke thënë që ndodhet në gjendje të rënduar dhe paralajmëroi “çfarë ndodh në nuk i kontrolloj emocionet e mia?”.
Më pas shtoi: “Po bëj një thirrje për Prokurorinë e Gjilanit, veçanërisht për prokuroren që e ka rastin tim. Nuk po di si ta shpjegoj ndryshe që jam në një gjendje shumë të rëndë. Çka ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?”
Ndër të tjera Fero shprehet se nuk mund të flasë hapur lidhur me situatën, duke shtuar se “prokuroria mund të hakmerret dhe t’i heqë edhe ato pak ditë që i ka për të parë vajzën e tij”.
Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën”.
Pas daljes nga burgu Fero atëherë bëri një deklaratë publike në rrjetin e saj Instagram ku njoftoi se do të heqë dorë nga muzika dhe do t’i përkushtohet fesë islame.
“Përshëndetje miq, deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time, të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time,” ka shkruar Fero ndër të tjera.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co