Pritja mori fund. Nga sot Kylian Mbappe është zyrtarisht një lojtar i Real Madrid. “Ylli” francez u prezantua në Santiago Bernabeu, ku publiku madrilen i ofroi një pritje të jashtëzakonshme. Vetë Mbappe u shpreh jashtëzakonisht i lumtur për nisjen e kësaj aventure të re.
Kapiteni i Francës fillimisht kreu vizitat mjekësore dhe më pas nisi edhe ceremonia e prezantimit të tij si lojtari më I ri madrilen. Një organizim spektakolar është organizuar për të pritur sulmuesin, teksa shkallët e stadiumit do të mbushen plot. 25-vjeçari do të nisë kështu aventurën e tij te madrilenët, duke realizuar ëndrrën e fëmijërisë.
Mbappe në fjalën e tij të pare të mbajtur si madrilen u shpreh shumë i lumtur për atë që siç e cilësoi edhe ai vetë, është një ëndërr e bërë realitet: “Është diçka e jashtëzakonshme të jem këtu. “E kam ëndërruar këtë moment prej vitesh, tani mund ta quaj veten një fëmijë i lumtur. Së pari falenderoj presidentin Perez, që ka besuar tek unë, si dhe të gjithë tifozët e Real Madrid, të cilët janë gjithmonë shumë të dashur dhe që më bëjnë edhe mua të ndihem më krenar që do të luajë për një skuadër si Real Madrid. Do të jap jetën për këtë fanellë, jam në klubin më të madh në botë” ,përfundoi Mbappe, prezantimin e tij tek Real Madrid.
Mbappe te Reali siç dihet do të mbajë fanellën me numrin 9-të. sulmuesi me “Los Blancos” ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co